22 dhjetor 2013- Me iniciativën dhe nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe Zonjës së Parë, Odeta Nishani është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve, Mbrëmja Gala “Ballo Shqiptare”. Presidenti Nishani mbajti një fjalë të shkurtër, duke theksuar që në fillim se kjo është e para Ballo e kësaj natyre, dhe se do të organizohet çdo fundvit me qëllimin për ta kthyer atë në traditë. Presidenti u shpreh se Balloja vërtet është relaks, por është edhe kohë reflektimi për gjithçka, për këmbime idesh nga më të ndryshmet.Duke folur per vlerat qe bartim dhe trasmetojme ne shoqeri, Presidenti i Republikës nderoi disa personalitete të fushave të ndryshme; zotin Kreshnik Tartari, zotin Fadil Berisha dhe Kolë Idromenon (Pas vdekjes) me dekoratën “Nderi i Kombit”; Panajot Kanaçin (Pas vdekjes), Llazar Morckën (Pas vdekjes),Skënder Jarecin (Pas vdekjes) me titullin “Mjeshtër i Madh” dhe zotin Reshat Kripa me titullin “Naim Frashëri”.