DURRËS, 21 dhjetor 2013 – Me sa duket, nuk janë më të “allnuar”, pasi kryeministri Edi Rama ka amnistuar kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Edhe pse Kryeministria nuk e përmend në njoftimin për shtyp emrin e Vangjush Dakos, ai është fotografuar në një shëtitje natën e 12 dhjetorit 2013 në kryeqytetin italian të Romës, bri Kryeministrit Rama. I ftuar nga kryeministri Italisë, Enrico Letta, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri një vizitë njëditore në Romë, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Industrisë Arben Ahmetaj; ministri i Energjisë Damian Gjiknuri; një grup deputetësh; kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, avokati i studios ligjore Morandini Ardit Çollaku – mik i Dakos, si dhe nga babai i diplomatit të “Veshit”, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Italisë, prof. Neritan Ceka. Ndërkaq, burime nga dega e Durrësit e “Raiffeisen Bank”-ut i thanë “Dyrrah”-ut se më 12 dhjetor 2013 janë bërë pagesa me MasterCard “Gold” për shoping në Romë për pjesëtarë të delegacionit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/