21 dhjetor 2013- Kryeministri Edi Rama në mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka bërë të ditur arritjet e qeverisë në 99 ditët e saj në pushtet si dhe impaktet nga sistemi i ri fiskal dhe buxhetit 2014. “Negociuam me FMN një marrëveshje të re abolutisht të favorshme. U kemi thënë shqiptarëve hapur, ndershmërisht kur ishim në opozitë se rruga e qeverisjes së ekonomisë nga pala që ishte në pushtet ishte ajo e rrënimit. Sot 99 ditë pas marrjes së frenave të qeverisjes kemi të drejtë të ndihemi mirë, jo vetëm sepse u kemi thënë të vërtetën dje. U kemi thënë shqiptarëve se me të ardhur në qeveri kemi gjetur një gjendje edhe më të rëndë. Sot 99 ditë pas ardhjes në pushtet ndihemi mirë që jo vetëm s’kemi gabuar në parashikim por kemi bërë zgjedhjet dhe zgjidhjet e duhura për tu kthyer njerëzve pushtetin legjitim. Kemi çmontuar minat me sahat që do hidhnin në erë ekonominë si pajojë e piramidës së borxheve që ne do e ndryshojmë. Kemi hartuar një buxhet solid dhe një sistem të ri taksimi. Kemi shmangur programin tipik autoritar dhe kemi ndërtuar një program fleksibël rritje ekonomike që do na japë shenja të qarta vitin tjetër”, u shpreh Rama.
Rama iu përgjigj akuzave te bëra nga opozita për rritjen e taksave e te çmimeve, duke thënë se me çmimet nuk do të ndodhe asgjë. Përkundër akuzave për mos rritje rrogash e pensionesh, Rama theksoi se është vendosur kushti i panegociueshëm qe përsëri te rriten pensionet edhe gjate 2014. Sipas tij 18 mld ne këtë buxhet shkojnë për mirëqenien sociale dhe rininë, edhe pse u trashëgua borxhi qe invalidët i paguan fushatës elektorale të atyre që në ethet e humbjes shkuan deri aty sa ua morën ndihmën që u takonte. “Pensionistet nuk do te përfitojnë vetëm rritjen e pagesës mujore qe ne te shkuarën ka qene thjesht indeksim, e jo rritje, ne do te ulim për ta çmimet e ilaçeve, qe e bënin pensionin e tyre nul dhe do te garantojmë për ta shërbimin shëndetësor qe meritojnë duke siguruar ne harkun e ketij mandati shërbimin shëndetësor te premtuar pa sigurime shëndetësor, por me kontributin e shtetit”, tha Rama.Kryeministri hodhi poshtë zërat e dëshpëruar, siç tha ai, që kërkojnë të mbjellin panik se do të rriten një serë çmimesh nga rritja e akcizës së naftës. Rama kujtoi se per 8 vite çmimi i naftes shkoi nga 600 ne 1800 e nuk ndodhi apokalips.
“Po bëhet zhurmë e padrejtë me qëllimin për të kallur frikë e pasiguri tek njerëzit nga frika e dukshme e suksesit të siguritë të këtij projekti të ri për rimëkëmbjen e ekonomisë për taksën 10 lekë mbi naftën. Po flitet për apokalips përata persona që dalin nga xhepi nga persona që kanë makinë dhe që shkon drejtpërdrejtë mbi mjedisin dhe për të siguruar fillimin e rrugës që kemi marrë përsipër që shërbimin shëndetësor ta japim falas. Asgjë nuk do të ndodhë me çmimet dhe asgjë në drejtim tjetër përveç asaj bazuar në eksperiencën ndërkombëtare që thotë se taksa mbi karbonin dhe ndotjen është taksë që lidhet drejtpërdrejtë me njeriun për të marrë frymë lirisht. Trafiku i makinave është bërë i padurueshëm e penegesë e pakapërcyeshme për ata që duan të ecin në këmbë e që nuk kanë mudnësi të marrin makinë. Nëse në 8 vite çmimi i naftës u rrit nga 600 në 1800 lekë dhe asnjë apokalips nuk ndodhi, 10 lekë naftë taksë qarkullimi për gjithë këto qëllime të mira dhe në funksion të vlerave e parimeve jo vetëm që nuk do të cënojnë ekonominë por përkundrazi do të forcojnë shëndetin e shoqërisë dhe vetë normat e raportet me mjedisin e përbashkët ku jetojmë”, tha Rama.





