Babë dhe bir kanë shpërndarë ndihma për rreth 100 familje invalidësh të dhe të verbërish (paketa ushqimesh me miell, sheqer, vaj, pulë, etj.) si dhe dhuruan një karrige elektronike me rrota për invalidë
DURRËS, 21 dhjetor 2013 – Familja e njohur Hamiti trashëgon dhe çon më tej traditën çame të bamirësisë, teksa është kujdesur për personat me aftësi të kufizuar, tani, në prag të festave të fundvitit. Edhe kur ishte kryetar i këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit, arkitekti dhe biznesmeni Indrit Hamiti, një veprimtar i shquar i kauzës çame, është kujdesur personalisht për zgjidhjen e problemeve që ka shoqata e Invalidëve të Punës Durrës apo edhe të tjera. Kështu, më 21 dhjetor 2013, babë dhe bir, Ismail dhe Indrit Hamiti kanë shpërndarë ndihma për rreth 100 familje. Janë paketa ushqimesh me miell, sheqer, vaj, pulë, etj. Përveç këtyre, dhuruan dhe një karrige elektronike me rrota për invalidë. Ndihmat u janë shpërndarë kryesisht anëtarëve të shoqatave të të Verbërve dhe Invalidëve të Punës. Me këto shoqata Indriti ka qenë në kontakt të vazhdueshëm. Pavarësisht problemeve dhe vështirësive që po has biznesi, familja Hamiti e ka parë financimin si një detyrim moral para shoqërisë dhe ndërgjegjes së tyre. Ndonëse ky financim nuk është i vogël, familja Hamiti mendon të jetë si gjithmonë pranë njerëzve dhe shtresave në nevojë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





