20 dhjetor 2013- Në kryeqytet, pasditen e sotme ka humbur jetën një i ri teksa udhëtonte me biçikletë. I riu ka humbur drejtimin dhe ka rënë nga një lartësi e papercaktuar ende, në rrugën e re pranë Liqenit. Bëhet fjalë për 28 vjeçarin Dorian Gaxhai, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mendohet se i riu udhetonte me biciklete qe nuk kishte frena. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar më tej. Trupi i pajetë do të dërgohet në morg, për t’iu nënshtruar autopsisë.





