20 dhjetor 2013 – Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mari Harf ka deklaruar gjatë ditës së sotme se SHBA mbështet Shqipërinë në integrimin e saj në Europë. Gjithashtu, SHBA mbështet edhe përpjekjet e Maqedonisë, për integrimin euroatlantike të saj. Harf ka deklaruar se, “presim me padurim ditën kur këto dy vende do të integrohen tërësisht në institucionet europiane”. “Integrimi i tyre në institucionet europiane do të thellonte marrëdhëniet dhe partneritetin tonë me ta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë”, ka deklaruar zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Mari Harf në një reagim të saj pas shtyrjes që BE-ja dha për statusin e Shqipërisë.
ShBA:Presim me padurim që Shqipëria të integrohet në BE
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
FIFA nuk rishikon çmimet e SHBA-Paraguaj, organizatorët kanë problem me shitjen e biletave për ndeshjen hapëse
Takimi me Ramën në Athinë, reagon Mitsotakis: Mbështesim Shqipërinë në rrugën e saj të vështirë drejt anëtarësimit në BE
Shkeli rregullat e qarkullimit, dënohet me burg futbollisti i PSG-s
Kremlini: Putin mund të takohet me Zelenskyn vetëm për finalizimin e një marrëveshjeje paqeje në Ukrainë





