DURRËS, 20 dhjetor 2013 – “Marshim” triumfal i mineraleve shqiptare në tregun e huaj, kështu gjatë 11-mujorit 2013, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë eksportuar  mbi 3,8 herë më shumë hekur-nikel, ndërkohë që kalatën 11 të portit të Durrësit po ngarkohen edhe 19 mijë tonë për llogari të dhjetorit 2013.  Referuar statistikave zyrtare të drejtorisë së përgjithshme ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës sha (shih tabelën, mirësjellje e APD sha), në periudhën janar-nëntor 2013 janë eksportuar 1 539 007 tonë mallra ose 313 095 tonë më tepër se e njëjta periudhë e vitit 2012. Bie në sy fakti që nëse mineralet ka shënuar rritje spektakolare (164 841 tonë ose mbi 3,8 herë më tepër se vitin e kaluar, krom 58 475 tonë ose 2,6 herë më tepër se vitin e kaluar), nuk ka ndodhur kështu me industrinë përpunuese (12 814 tonë çimento e klinker), gjithsesi ky artikull zë 13,4 për qind të totalit të eksporteve nëpërmjet portit të Durrësit; por më e rëndë është rënia e eksporteve të prokateve të “Kurum”-it: mbi 2 herë (nëse për 11 muaj të vitit të kaluar u nisën në tregun e huaj 145 647 tonë, sivjet kjo shifër ishte vetëm 69 920 tonë). Me sa duket, kanë rënë rezervat e skrapit, pasi sivjet u eksportuan 4 herë më pak hekurishte. Por dërgesat me kontejnerë, që përbëjnë rreth 45,5 për qind të totalit të eksporteve ishin mbresëlënëse 699 939 tonë nga 433 293 vitin 2012.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/