20 dhjetor 2013 – Mosha mesatare e popullsisë botërore është 29.2 vjeç. Kështu, shoqata ndërkombëtare “Youthful” vendosi të identifikojë 10 qytetet ku të rinjtë e moshës 18-29 vjeç jetojnë më mirë. Janë marrë në studim 25 qytete në të gjithë kontinentet, ku janë analizuar kostot e biletës së kinemasë, metrosë, lehtësia për të gjetur një punë, cilësia e mjedisit, diversiteti i kulturave dhe jeta e natës. Vendi më i mirë, ndër 10 të tillë rezultoi të ishte Toronto, Kanada.
10 qytete ku të rinjtë jetojnë më mirë
Toronto, Berlin, Nju Jork, Dallas, Paris, Çikago, Londër, Los Anxhelos, Tokio, Seul.





