20 dhjetor 2013- Edhe Çekia shprehet hapur kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Çekia do të vendoste veton për integrimin e Shqipërisë për shkak të mosmarrëveshjeve me kompaninë CEZ. Kështu është shprehur, kryeministri i Çekisë, Jiří Rusnok

“Ishte një shpronësim i paprecedentë i kompanisë. Ne besojmë se CEZ do të fitojë arbitrazhin. Unë i kam thënë kryeministrit shqiptar që nëse nuk njeh borxhin, me keqardhje do të bllokoj integrimin. Nuk është një gjë e këndshme, por nëse nuk na japin paratë në nuk tërhiqemi”- është shprehur Rusnok.

Më tej kryeministri çek, thekson se gjithsesi kësaj herë nuk iu deshi të vendoste veton, pasi Holanda, Gjermania, Franca dhe Britania nuk ishin në favor të Shqipërisë, sipas tij, vendit te bukur Ballkanik, te mbushur plot me shperndares droge.

 

http://www.panorama.com.al/2013/12/20/ceshtja-e-cez-cekia-kunder-integrimit-te-shqiperise/