Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Harandiaj ka mbështetur kryeministrin aktual, Albin Kurtin lidhur me vendim për të mos qenë në takim me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Haradinaj shkruan në Facebook se ky takim është caktuar pa konsultime me palën kosovare dhe nuk duhet pranuar një gjë e tillë nga pala kosovare.

Haradinaj: Refuzimi i Kryeministrit Kurti të takimit të 11 majit është i drejtë. Ai takim ishte caktuar nga Borell e Vuçiq pa konsultim me palën kosovare. Takimet e formatit të tillë, duhet paraprakisht të dakordohen me institucionet e Kosovës.  Praktika e dakordimit Bruksel – Beograd, duke nxjerrë Kosovën para aktit të kryer, nuk do të pranohet asnjëherë nga Kosova.

Ndërkohë, Borrell pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se përveç dialogut nuk ka rrugë tjetër e as alternativë për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.