Mjekja Manjola Luku vijon të kryesojë listën e kandidatëve më të votuar të PD-së në qarkun Durrës. Megjithëse gjatë paradites, ajo u kalua nga “rivalja” e saj, Andia Ulliri, e hapjen e kutive të reja Luku u rikthye në vend të parë.

Në 415 nga 481 qendra votimi të numëruara, Luku ka siguruar 5819 vota, ndërsa pasohet nga Igli Cara, ish-kryetar i PD Durrës dhe ish-deputet, që ka mbledhur deri më tani 5564 vota.

Cara ka zbritur në vend të tretë 22-vjeçaren Ulliri, që ka mbledhur 5499 vota. Janë pikërisht 3 kandidatët e parë në listë që kanë kaluar mbi 5000 vota.

Pas treshes së parë renditet kreu aktual i degës Ferdinand Xhaferaj me 4706 vota, i pasuar nga Agron Duka, Edi Paloka, Merita Bakiu etj.

Interesant është fakti se pavarësisht numrit të lartë të votave të marra, kandidatët Luku dhe Cara që kryesojnë kanë mbetur jashtë listës fituese.