DURRËS, 26 nëntor 2013 – Tiranasit, shkodranët e durrsakët renditen në Top-3 për besimin ndaj uniformave blu, teksa denoncojnë me telefon në sallën operative. Sipas statistikave të publikuara nga Policia e Shtetit për periudhën 17 tetor-17 nëntor 2013, organeve të rendit në Durrës-Krujë u kanë telefonuar në 3 044 raste (21 për qind e numrit gjithsej) nga 14 321 në shkallë republike, duke zënë vendin e tretë pas Tiranës me 3 572 dhe Shkodrës me 3 195 raste. Bie në sy se në qarkun e Elbasani, me popullsi më të madhe se ai i Durrësit, banorët kanë bërë vetëm 1 350 denoncime, kurse ata që bëhen më “indiferentë” se durrsakët aq proverbialë, po shfaqen vlonjatët me 953, fierakët me 681 apo korçarët me 393 raste.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





