DURRËS, 25 nëntor 2013 – Bankat në Durrës ndjehen të rrezikuara nga hajdutët. Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në periudhën 17 tetor-17 nëntor 2013 janë regjistruar gjithsej në shkallë vendi 174 telefonata nga bankat, nga të cilat 24 nga ato të qytetit bregdetar, ose rreth 14 për qind të totalit. Në Durrës kanë filiale pothuajse të gjitha bankat e huaja dhe vendëse të Tiranës. Teksa në kryeqytet dhe në Gjirokastër nuk ka pasur asnjë ankesë, rekordin e denoncimeve e mban Shkodra me 69 telefonata (rreth 40 për qind të totalit), pasuar nga Elbasani me 30, në vend të tretë Durrësi dhe në vend të katërt Vlora me 21.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





