25 nentor 2013- Nisin aktivitet sensibilizuese kunder dhunes ndaj grave. Shoqatat e grave  kane organizuar tubime ne shesh. "Djemte dhe burrat jane pjese e  zgjidhjes ". Shoqatat ne mbrojtje te grave kane dale ne shesh ne kete moto ne nisje te 16 diteve sensibilizuese kunder dhunes ndaj grave.

Me kete nisme eshte bashkuar sot Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj i cili shprehet  se jane burrat te paret qe duhet te ndalin dhunen.

Orange Day – Dita Portokalli

Më 25/11/1960 motrat Mirabell u ekzekutuan nga regjimi në Republikën Dominikane. Ajo ngjarje frymezoi nje levizje boterore per emancipim kunder dhunes cdo 25 Nentor. Te sillemi si qytetare te civilizuar – burrat te paret te ndalin dhunen, s'ka as burrni e as trimeri ai qe ngre dore mbi nje vajze a grua – shkruan Veliaj ne Facebook.

Aktivitetet sensibilizuese kunder dhunes me baze gjinore do te zgjasin deri me 10 dhjetor.