Tiranë, 25 nëntor 2013 -Banesa e ish nen kryetarit të Bashkisë se Tiranes Blendi Gonxhe, ka rënë pre e grabitësve. Një sasi lekësh, vlera e te cilave nuk behet e ditur , bizhuteri dhe sende te tjera me vlere janë vjedhur mëngjesin e sotëm në banesën Gonxhes.Ne momentin e grabitjes nuk ka patur njeri në banesë.Nuk dihet sakte momenti se kur ka ndodhur vjedhja, por policia eshte informuar rreth ores 14:30 te dites se sotme per ngjarjen pas denoncimit te Blendi Gonxhes.
Policia e Tiranës konfirmon se grabitja ka ndodhur me thyerjen e derës kryesore. Ekspertët e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë ekspertimin e nevojshëm për gjumë gishtash nga ana e autorëve që do të ndihmonte në identifikimin e tyre.





