Kryeministri Edi Rama ka marrë vendin e parë të kandidatëve socialistë si më i votuari në qarkun e Durrësit.

Teksa ka ende kuti, nga përditësimi i fundit i të dhënave në faqen zyrtare të KQZ në orën 12:41, nga 316 QV-të e numëruar deri më tani, Rama ka marrë 8500 vota, duke kaluar në vend të dytë deputetin Rrahman Rraja, i cili ka siguruar 7416 vota.

Edi Rama 8500

Rrahman Rraja 7416

Jurgis Çyrbja 5306

Lefter Koka  5141

Ilir Ndraxhi  2890

Denis Deliu  2772

Milva Ekonomi   2024

Arkend Balla       1585

Klodiana Spahiu  1538

Alban Xhelili     1329

Erjon Meka       1304

Ana Dhamo      1131

Klementina Meçi    543

Artan Bitri       541

Keida Bejaj     278