TIRANË, 19 nëntor –Një automjet tip Volswagen Polo është djegur terësisht gjate pasdites në Tiranë. Ngjarja është shënuar në hyrje të Kombinatit, prane “Misto Mames”, kur automjeti në ecje e sipër ka marrë flakë duke i rrezikuar dhe jetën shoferit. Nga këto pamje filmike të siguruara nga News24 dhe të filmuara nga një qytetare duken momente qartë momente nga shpërthimi i flakëve dhe përpjekjes së dy personave për të shuar flakët me kova uji.
Ngjarja ka shkaktuar bllokimin e trafikut për disa minuta, ndërsa ka mbetur i lënduar lehtë drejtuesi i mjetit.
Shkak i zjarrit, sipas policisë është një defekt në motorrin e makinës së amortizuar dhe si pasojë ngjarja është klasifikuar si aksidentale. Ky është rasti i katër i djegies së automjeteve në ecje brenda 4 ditësh në Tiranë.





