Në qytetin bregdetar: u bllokua 3 subjekte lojërash fati; u sekuestruan 21 makineta; u proceduan penalisht 3 shtetas.

Në Fushë-Krujë: deri në orën 13:00 datë 19 nëntor 2013 u bllokuan 7 subjekte lojërash fati; u sekuestruan 22 makineta; u proceduan penalisht 6 persona, një subjekt loto-sporti.

DURRËS, 19 nëntor 2013 – Operacioni “Fund marrëzisë” vijon të shënojë rezultate, thotë drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit. Gjatë ditëve të fundit këto goditje kanë vijuar në territorin e rrethit të Durrësit ku struktura të komisariatit, në bashkëpunim edhe me sektorin kundër krimit financiar, gjatë kontrolleve e verifikimeve të kryera bllokuan 3 subjekte lojërash fati; sekuestruan 21 makineta; proceduan penalisht 3 shtetas. Operacioni ka vijuar më 19 nëntor 2013 në qytetin e Fushë Krujës. Deri në orën 13:00 u bllokuan 7 subjekte lojërash fati; u sekuestruan 22 makineta; u proceduan penalisht 6 persona, pronarë të aktiviteteve. Për të njëjtën vepër penale më 19 nëntor 2013 është proceduar penalisht në Fushë Krujë edhe një subjekt loto-sporti.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/