Besnik Karaj rreth 45 vjeç, me banim në Shkozet, duke punuar në një pallat në ndërtim e sipër, ka rënë nga skela
DURRËS, 19 tetor 2013 – Mosmarrja e masave për sigurimin teknik gjatë punës, sidomos në ndërtim, ka shkaktuar dhe një viktime tjetër ditën e 19 nëntorit 2013. Burime zyrtare nga Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit bëjnë të ditur se më 19 nëntor 2013, rreth orës 10 30 paradite, ka ndodhur një tragjedi në punë. Besnik Karaj rreth 45 vjeç, me banim në Shkozet të qytetit të Durrësit, duke punuar në një pallat në ndërtim e sipër tek Ura e Dajlanit, ka rënë nga skela. Me gjithë ndihmën mjekësore, Karaj ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të Durrësit. Grupi hetimor, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, po vijon kryerjen e veprimeve të para lidhur me rastin për të përcaktuar rrethanat për ndërrimin e jetës së punëtorit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





