15 shtetas të implikuar, nga të cilët 8 arrestuar dhe 7 proceduar në gjendje të lirë; sipas moshës: 10 veta nën 25 vjeç dhe 5 veta mbi 25 vjeç.
Janë gjetur e sekuestruar 59 kg kanabis etj
DURRËS, 19 nëntor 2013 – Durrësi dhe Kruja janë edhe rrethe nga ku synohet të bëhet transiti i lëndëve narkotike në drejtim të Evropës, por edhe vend prodhimi kanabisi dhe përdorimi të drogës në moshat e reja, prandaj dhe uniformat blu kanë në shënjestër “miellin e bardhë”. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se goditjet e ndërmarra së fundi kanë pasur në fokus të tyre edhe çështje që lidhen me sigurinë e të rinjve. Në këtë kontekst, shpërndarja e substancave narkotike ka qenë një ndër objektivat e strukturave që patrullojnë territorin, e në mënyrë të veçantë në afërsi të shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, si vepra penale të cilat janë të destinuara të shtojnë disa lloj kriminaliteti tek të rinjtë. Në harkun e 19 ditëve të nëntorit 2013, në nivel qarku, shërbimet që patrullojnë territorin dhe ato kundër narkotikëve kanë evidentuar në 12 raste. Janë 15 shtetas të implikuar në shitjen e lëndëve narkotike nga të cilët 8 arrestuar në flagrancë dhe 7 proceduar në gjendje të lirë. Shtetasit e proceduar penalisht të ndarë sipas grupmoshave paraqiten 10 veta nën 25 vjeç dhe 5 veta mbi 25 vjeç. Kryesisht bëhet fjalë për shpërndarës të kanabisit dhe vetëm në dy raste për heroinë. Në momentin e kapjes apo gjatë kontrolleve në banesat e të proceduarve janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 59 kg e 350,05 gr. kanabis; 41 fara kanabisi; 1,5 ml heroinë në formë të lëngshme; 0,55 gr. heroinë në trajtë pluhuri
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





