SERBI, 19 nëntor 2013 –Këshilltarja e Ministrisë së Jashtme në Serbi ka bërë bujë në vendin e sajë pasi ka publikuar në të përditshmen “Blic” një set fotosh provokuese. 
Vanja Hadzoviç Këshilltare e Ministrisë së Punëve të Jashtme pas publikimit të këtyre fotove do ti nënështrohet një hetimi ministror. Publikimi i fotove të 27-vjeçares duket se nuk është pritur mirë nga opinioni publik  te cilet shprehen te  indinjuar që njerëz me nivel të tillë integriteti mund të përfaqësojnë fytyrën e shtetit serb. Megjithatë, imazhet seksi sugjerojnë se vajza nuk është plotësisht e përshtatur për këtë detyrë dhe se hiret e saj mund të kenë ndikuar më shumë se aftësitë e 27-vjeçares për t'u punësuar në ministrinë e drejtuar nga Ivan Mrkiç.
Edhe pse ministria është  kapur ngushtë nga fotot e publikuar burimi i mërsipërm tha se ajo ka të drejtën e sajë për të publikuar foto në rrjetet sociale.

“ Për të dalë në rrjetet sociale është e drejtë e çdo individi, por punonjësit tanë duhet të veprojnë në përputhje me kodin e sjelljes për këto rrjete. 27-vjeçarja ka mbyllur profilin e saj në këto rrjete”.