18 nëntor 2013- Pas Shqiperise, edhe Belgjika ka dhene pergjigje negative per shkaterrimin e armeve te Sirise. Ne nje deklarate per mediat  ministri belg i Mbrojtjes, Pieter De Crem eshte shprehur kunder.

"Do të dëshiroja të bëja një përpjekje për të kontribuar në këtë drejtim, por kjo gjë tek ne, në pamje të parë dhe për një afat të gjatë, nuk jam dakord", bëri të ditur De Crem për radion flamande VRT. 

Ministri shtoi se Belgjika do të ishte e gatshme të kontribuonte në inventarizimin e armëve kimike.

"Ne mund të propozojmë ndihmën tonë për t'i neutralizuar ato, por mendoj se kjo duhet të zhvillohet më mirë në rrethinat e largëta të territorit sirian. Zhvendosja e këtyre armëve është në vetvete një mision i vështirë", – deklaroi ministry De Crem .

Ne kete menyre edhe Belgjika ka përjashtuar veten si një kandidat për të shkatërruar rezervat e armeve kimike siriane, duke thene se ajo do të preferonte qe arsenali te çrrënjoset në afërsi të Sirisë.