ELBASAN,18 nëntor 2013 – Aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin me katër persona të vdekur dhe dy persona të tjerë të plagosur rëndë.Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Gjocajt, ku tre automjete u përplasën me njëra- tjetrën.Automjetet me targa EL2270C , AA576GA dhe AA638DC janë përplasur si pasoje e shpejtesise se larte.Sapo kanë marrë njoftimin për aksidentin e rëndë, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe tre ambulanca të Elbasanit, të cilat kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve në spital. Sipas mjekëve të Elbasanit, i plagosuri Olsi Beu ka mbërritur në spital me dëmtime serioze dhe është në gjendje të rëndë, ndërsa pasagjeri tjetër i plagosur është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se personat që kanë humbur jetën janë të tre drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer. 

Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimave të aksidentit tragjik. Ata janë: Halit Tabaku, Besim Tupi, Xhavit Beu dhe 31-vjeçari Besmir Beu.