16 nëntor 2013- Në premierën e serialit komedi “Femrat”, ku Ermal Mamaqi është protagonist kryesor, fotografi ynë ka fotografuar miq të tij artistë duke shfrytëzuar rastin, pasi ata rrallë i sheh të marrin pjesë në evente të tilla me partneret. Salsano Rrapi dhe Gaz Paja, dy aktorët e njohur të spektaklit të humorit “Portokalli” në “Top Channel”, kanë nderuar ish-kolegun e tyre në këtë show duke ardhur çift në këtë premierë. Salsano ka qenë së bashku me partneren e tij po ashtu aktor e, Eriona Kakeli dhe Gazi me të dashurën në profesionin e diplomates. Edhe pse lidhjet e tyre janë të konsoliduara, ata preferojnë të shkojnë në aktivitete pa partneret, një zgjedhje për të mbajtur jetën private larg medias. Po ashtu dhe Dr. Flori, i cili këtë verë bashkëpunoi me Ermal Mamaqin për këngën “Zemërthyer”, është fotografuar për herë të parë me bashkëshorten, të cilën Dr. Flori e ka cilësuar si mbështetësen e tij kryesore për të qenë i suksesshëm në muzikë.   

/ panorama plus /