TIRANE, 8 nëntor 2013- Katër oficerë të lartë dhe shefi i shtabit të Gardës së Republikës kanë dhënë sot dorëheqjen. Dorëheqja ka ardhur pasi oficerët dhe shefi i shtabit të Gardës nuk kanë pranuar uljen në gradë, pasi rezultonte se ata e kishin marrë atë në kundërshtim me ligjin, thonë burime brenda ministrisë së Brendshme.Po të njëjtat burime theksojnë se 12 oficerë të tjerë janë ulur në gradë.Me marrjen e detyrës, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka urdhëruar nisjen e reformës me Gardën, e cila që në fund, nuk do të jetë më në formën e saj aktuale, por do të ristrukturohet dhe kthehet në një strukturë në varësi të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.





