Tiranë, 7 nëntor 2013- Qindra qytetarë, ambientalistë dhe gazetarë protestuan para Kryeministrisë kundër shkatërrimit të armëve kimike siriane në vendin tonë.
Me pankarta ku shkruhej 'Kryeministër mos na helmo!' apo 'Shqipëria, destinacion i resurseve turistike, jo i lëndëve e armëve kimike', qytetarët i kërkuan qeverisë dhe politikanëve t'i thonë jo çdo marrëveshjeje të mundshme për demontimin e armëve kimike në Shqipëri.
"Të bëjnë kujdes në atë që duhet ardhja e armëve kimike. Ne si qytetarë shqiptarë do i themi: Ose shporru ti armë kimike, ose shporru ti deputet apo politikan që kërkon të importosh këto armë!", tha ambientalisti Sazan Guri.
"Ne kemi mundësinë të vemë logjikën në punë dhe një nga pyetjet me elementare është: Përse armët kimike duhet të asgjësohen në Shqipëri?" tha Mustafa Nano.
Nga Kryeministria protestuesit vijuan me një marshim në bulevard e më pas ndaluan para selisë së Kryesisë së Kuvendit. Ata thonë se do t'i drejtojnë një kërkesë deputetëve të Parlamentit shqiptar për të kërkuar interpelancë me Kryeministrin lidhur me qëndrimin e Qeverisë mbi këtë çështje.
Protestuesit kërkuan sensibilizimin e të gjithë qytetarëve shqiptarë për t'i thënë jo bashkarisht ardhjes së armëve kimike siriane ndërsa lajmëruan një tjetër protestë ditën e shtunë.
Protestë para Kryeministrisë për asgjësimin e armëve të Sirisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çfarë e fundosi “Keffe D”? Provat që zbardhën misterin 30-vjeçar të vrasjes së Tupac
Ekzekutoi tre të rinj në Malin e Zi dhe u arratis, autori rus vret veten
F1/Argjentina kërkon të organizojë një garë pas 28 vitesh mungesë në kalendar
Në fuqi rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë!





