7 nëntor 2013- Pasi u përjashtua nga “Miss Universe” për shkak se Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet, kosovarja Mirjeta Shala sigurisht nuk mundi të bënte realitet një nga ëndrrat e saj të mëdha, të përfaqësonte vendin në një kompeticion të tillë me rëndësi.Mësohet se ajo ka nënshkruar një kontratë pune me një nga biznesmenët më të rëndësishëm të botës, Donald Trump.Këtë lajm e ka bërë të ditur fotografi shqiptar me famë në botë, Fadil Berisha.Përmes rrjetit social “Facebook” ai ka shkruar
Congrats to Miss Kosovo signing with Trump Models (Urime Miss Kosovës, e cila do ti bashkohet modeleve të Trump).
Vargut të vajzave që Trump ka në shtëpinë e tij të modelingut i është shtuar edhe Mirjeta, e cila tashmë mund të thuhet se ka prekur ëndrrën e saj.





