Tiranë, 7 nëntor 2013- Kreu i grupit tëPD-së, Edi Paloka ka deklaruar në një prononcim për mediat, se ditën e hënëPD do të zhvilloje protestë para kryeministrisë, si reagim për blerjen e votës, për të cilën shumica nuk mbajti asnjë qendrim, si në fakt duhet te mbante. 

‘Të  hënën do të kemi para kryeministrise nje proteste simbol per këtë akt te rëndë. Eshtë kjo një thirrje për qytetarët shqiptarë të reagojnë”- tha Paloka.

 

Nderkohe qe deputeti i PD-se, Oerd Bylykbashi ka theksuar ne Kuvend se perpos hetimit deri ne fund qe duhet te beje drejtesia, anulimit dhe vendosjes se procesit ne binare nga KQZ, shume shpejt do te depozitohet kerkesa per Komision Hetimor parlamentar per kete ceshtje.