TIRANE, 7 nëntor 2013- Mbrëmë nga Seksioni Korrupsionit është vënë në pranga Afërdita Hysa përgjegjëse në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.
Seksioni i korrupsionit ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila më datë 05.11.2013 kishte vendosur masë sigurie “Arrest në burg”, ndaj shtetases Aferdita Dino Hysa, 42 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë Drejtoreshë në Kontrollin Tatimor pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë.
"Nga hetimet e kryera në kuadër të një proçedimi penal të nisur ndaj saj, ka rezultuar se kjo shtetase me detyrën e Drejtoreshës së Kontrollit Tatimor, në bashkëpunim edhe me disa punonjës të tjerë të këtij institucioni, përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale, prej dy vjetësh, dyshohet se kanë kryer veprime abuzive, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën prej 5 milion euro."- thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.
Në pranga përgjegjësja e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Çfarë e fundosi “Keffe D”? Provat që zbardhën misterin 30-vjeçar të vrasjes së Tupac
Ekzekutoi tre të rinj në Malin e Zi dhe u arratis, autori rus vret veten
F1/Argjentina kërkon të organizojë një garë pas 28 vitesh mungesë në kalendar
Në fuqi rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, shoqatat e gazetarëve: Do ta atakojmë dhe zhbëjmë!





