DURRËS, 6 nëntor 2013 – Drejt fashitjes zhurma për drejtorin e ri të Arsimit në Durrës. Për shumë-shumë, 10 ditë, do të mësohet emri kreut të DAR-it. Sikurse është bërë e ditur, Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi mbylljen e fazës së parë të konkurrimit për drejtor të drejtorive arsimore rajonale (DAR) në të gjitha qarqet e vendit. Në qarkun e Durrësit plotësojnë kushtet për të hyrë në testim për drejtor 15 kandidatë, nga të cilët 8 janë femra, mbi gjysma (53.3 për qind): Burbuqe Meta, Blerina Dervishi, Esmeralda Xheraj, Elvira Dema, Lindita Kiri, Lindita Mukaj, Rajmonda Aliu dhe Teuta Canaj. Rivaliteti është i madh. Gjasat janë që të fitojë drejtori aktual i arsimit dhe kulturës në bashkinë e Durrësit Ardian Gurra, kjo dhe për shkak të përvojës drejtuese. Qeveria e mëparshme nuk ka zhvilluar konkurs, por ka bërë emërime në bazë të urdhrit partiak nga selia vendore. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 11.11.2013, ditën e hënë, në orën 10.00 në fakultetin ekonomik, Tiranë. Testimi me gojë do të zhvillohet në datën 12.11.2013, ditën e martë, nga ora 10.00-16.30, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ankesat për rezultatet e më poshtme të bëhen brenda dy ditëve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. “Dyrrah”-u po boton listën e kandidatëve për drejtor në Drejtorinë Rajonale Durrës.
|
1 |
Adrian |
Gurra |
|
2 |
Arben |
Tanko |
|
3 |
Burbuqe |
Meta |
|
4 |
Bashkim |
Shyle |
|
5 |
Blerina |
Dervishi |
|
6 |
Esmeralda |
Xheraj |
|
7 |
Elvira |
Dema |
|
8 |
Lindita |
Kiri |
|
9 |
Lindita |
Mukaj |
|
10 |
Luan |
Shaba |
|
11 |
Orges |
Mema |
|
12 |
Rajmonda |
Aliu |
|
13 |
Përparim |
Shullazi |
|
14 |
Teuta |
Canaj |
|
15 |
Tomorr |
Agalliu |
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





