ELBASAN, 2 nëntor 2013 – Një sasi prej 280 kg lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa është sekuestruar nga policia e Elbasanit mbrëmjen e djeshme, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona.
Në aksin rrugor Elbasan- Gjinar policia e këtij qyteti ka pikasuar dy të rinj me çanta të mëdha të ngarkuara,ndërsa u ka bërë thirrje të ndalonin për verifikimin e tyre.
2 personat menjeherë kanë braktisur çanatat dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të një zonë pyjore.
Nga verifikimi i policisë rezultoi së në çanta ishte fshehur një sasi prej 280 kg lëndë narkotike e paketuar në pako të vogla.
Policia ka nisur punën për identifikin e dy poseduesve të drogës.





