TIRANE, 2 nëntor 2013 – Një person, i cili udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një automjet.
Ngjarja ndodhi gjatë orëve të vona të ditës së premte në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u dërgua me urgjencë për në spital, por nuk mundi t'i rezistonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë.
Automjeti i përfshirë në aksident me targë TR7700R.
Efektivët e Komisariatit Nr.1 bënë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve.





