MAÇERATA, 1 nëntor 2013 – Dy vjet më parë sulmi në një vilë të qytetit të Rekanatit (Recanati), rajoni Marke (Marche), provinca Maçerata (Macerata), Itali përfundoi në gjak: 28 vjeçari Sali Kakuli vdiq nga plumbat e e pistoletës Smith & Wesson së këshilltarit financiar Stefano Terruçidoro. Vetëmbrojtje. Kjo fjalë mbylli më 1 nëntor 2013 hetimin për vdekjen e shqiptarit Sali Kakuli, 28 vjeç nga Durrësi, i cili u vra natën e Krishtlindjeve të vitit 2011 nga këshilltari financiar rekanatez Stefano Terruçidoro (Terruccidoro), gjatë një orvajtjeje për grabitje në vilën e tij në vendin e quajtur Riçiola (Ricciola) në Rekanati. Gjyqtari i Maçaretës (Macerata), Enriko Panaxhi (Enrico Pannaggi), ka pranuar kërkesën e prokurorit për arkivimin e çështjes. Sali Kakuli, 28 vjeç nga Durrësi, njoftojnë mediet italiane. Ky është identiteti i vërtetë i personit të vrarë natën e Krishtlindjeve 2011 në Rekanati. U qëllua me armë nga Stefano Terruçidoro, i zoti i shtëpisë ku po përpiqej të hynte për të vjedhur, dhe vdiq pak më pas në spital. Fillimisht 28-vjeçari ishte identifikuar me emrin Marsel Myftari, pasi në xhep karabinierët i kishin gjetur një pasaportë shqiptare me këtë emër. Hetimet dhe verifikimet e shenjave të gishtërinjve, të konfirmuara edhe nga autoritetet shqiptare, ashtu si edhe njohja e trupit nga familjarë të viktimës të kontaktuar në Shqipëri, kanë çuar në identifikimin zyrtar të 28-vjeçarit me emrin Sali Kakuli. Ishte prej disa vitesh në Itali e njihej nga forcat e rendit si përgjegjës për disa vepra penale, madje edhe ishte dëbuar. Ishte rikthyer në Itali me dokumentin e falsifikuar rreth një muaj para tentativës së grabitjes ku gjeti edhe vdekjen. Karabinierët vazhdojnë hetimet për kapjen e bashkëpunëtorëve të Kakulit
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





