DURRES, 31 tetor 2013 – Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur rreth orës 21:20 të mbrëmjes së sotme në Durrës.

Një 40-vjeçar që po udhëtonte me motorr ka humbur drejtimin e tij dhe për pasojë ka dalë nga rruga. 

40-vjeçari A. Jaholli,  në lagjen Stalla Sukth Durrës, është çuar në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.