KORCE, 1 nentor 2013 – Policia e Korçës ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme rreth 9 kg lëndë narkotike të dyshuar si heroinë. 

Operacioni është zhvilluar në fshatin Dishnicë, ndërsa në pranga është vënë 22-vjeçari Sajmir Hasani si dhe janë shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij, për të cilët jepen vetëm inicialet R.T 26 vjeç dhe S.XH 30 vjeç. 

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Dishnicë Sajmir Hasani u kap në flagrancë me një çante letre, ku rezultoi të kishte 8 kg e 809 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë. 

Policia bën me dije se arrestimi është bërë për veprën penale të “Prodhimit dhe Shitjes së Narkotikëve”.