“Nacional”: Me një pritshmeri të lartë nga lexuesit dhe kritika, për shkak të trajtimit të problemeve bashkëkohore, romani konsiderohet një nga librat më të arrirë të dekadës së fundit

DURRËS, 31 tetor 2013 – Shkrimtari i mirënjohur durrsak, Mjeshtri i Madh, Bashkim Hoxha ka publikuar këto ditë romanin e tij të fundit “MISSING”, si një botim i shtëpisë botuese TOENA. Me një pritshmeri të lartë nga lexuesit dhe kritika, për shkak të trajtimit të problemeve bashkëkohore, romani konsiderohet një nga librat më të arrirë të dekadës së fundit, njofton e përjavshmja autoritare “Nacional”. Romani trajton krizën e thellë të një brezi që po formohet në një botë virtuale, pa lëndën e nevojshme që i jep asaj domethënie.Shkrimtari i mirënjohur ka realizuar një galeri të vertetë përsonazesh të spikatura si Grozi, ariu, Lora (qeni), Mona (E deklaruara Missing) Gridi, Danieli (Dauti), Gent prokurori, Maria e Bjeshkëve etj.

ANGAZHIMI

Hoxha është në kulmin e krijimtarisë së tij dhe një emër, që nuk i mungon asnjëherë publikut. Po ashtu Bashkim Hoxha është i njohur për emisonin e tij të mëngjesit “Koha për t’u zgjuar”, në të cilin komunikon me një pjesë teleshikuesish për probleme në përgjithësi që nga viti 1997. Aktualisht është drejtor i teatrit “Aleksandër Moisiu”. Më 30 qershor 2010 Presidenti i Republikes z. Bamir Topi i akordoi titullin Mjeshter i Madh në një ceremoni, ku u dha edhe premiera e komedisë së tij “Udhëtimi pa vizë i një alieni”, thuhet në lajmin e “Nacional”-it.

Info

Bashkim Hoxha i një numri të madh veprash në prozë, dramaturgji, kinematografi si: “Heronjte e Viagres”, “Romance ne diten e krimit”, “Lakuriq”, “Ground Zero” (“Dëshmitari i Shkretëtirës”), “Hotel Ballkan”, “Mbreti i Vesës”, “Mot i keq për dashuri”, “Fjalë të ndyra dashurie”, “Njeriu tjetër”, “Një lolo dhe një mbret”, “Unë dhe Mefistofeli” (dramë), “Ftesë për gjyq”, “Këngë dashurie dhe korba”, “Qyteti pa dashuri”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/