TIRANE, 31 tetor 2013 – Kryeminstri Edi Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin, në ceremoninë mbyllëse të Tirana International Film Festival (TIFF) që po zhvillohet në ambjentet e "Kinema Millenium".
Fillimisht në ceremoni ka mbërritur kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, më pas ka mbëritur Kryetari i PD, Lulzim Basha gjithashtu i shoqëruar nga bashkëshortja. Kryetari Basha ka takuar në rreshtin e parë Ambasadorin e BE, Ettore Seqiu dhe anëtarë të jurisë, ndërsa ka shamngur takimin e duarve me kryeminsitrin Edi Rama, i cili ishte gjithashtu në vendin e parë, nga ku i ndante vetëm një karrige.
Në fjalën e tij, në cilësinë e kryearit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha theksoi se:
“Për mua është privilegj i veçantë në emër të Bashkisë së Tiranës, i shpreh mirënjohje artistëve dhe organizatorëve të këtij festivali, që mblodhën artistë nga 91 vende të botës. Shqipëria dhe Tirana është e nderuar me praninë tuaj në këtë festival, sollët pjesë nga tradita e vendeve tuaja. Iu ofruat mundësinë art-dashëve shqiptarë të njohin kinematografinë e huaj. Falë jush, Tirana u bë fragment i kryeqytetit të kinematografisë. Ky festival po e rrit vit për vit Tiranën, si një qendër e rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare kulturore, si një vend me talente që përtërihen vazhdimisht. Vetë festivali është sot një kratvizitë e Tiranës. Bashkia e Tiranës është e nderuar për ta mbështetur këtë festival, shpresojmë të kthehet në një traditë të bukur të kryeqytetit”.
Më tej, Kryetari Basha nënvizoi se: “Ky festival nuk është më një festival i dikujt, apo i një grupi, por është festivali i të gjithve. Uroj të gjithë fituesit, urimin më të veçantë e kam për çdo konkurrent. Pa garë nuk ka fitues. Sfida e re quhet cilësi”.
Kryetari Basha i dorëzoi çmimin e publikut Bekim Guzi me filmin "Silence".
RAMA I JEP ÇMIMIN FILMIT "HUMUS" TE AUTORIT FRANCEZ FREDERIC LA BOND
Një nga çmimet e “Tirana internacional Film Festival” u lançua nga Kryeministri Edi Rama. Para se të jepte çmimin Rama vlerësoi figurën e personit emrin e të cilit mban ky çmim, një mik i tij themelues i festivalit dhe që tashmë nuk jeton më.
“Ishte një mik shumë i afërt një mik zemre i cili ka shumë miq në Shqipëri dhe ishte edhe mik i mirë i Ilirit dhe Agronit dy themeluesit e këtij festivali që sot nuk jeton më. U nda nga jeta pas një beteje shumë të gjatë dhe të vështirë me një kancer të pa epur vitin e kaluar dhe menjëhreë Iliri dhe Agroni menduan që të pagezojnë një nga çmimet e festivatil me emrin e tij. Në rast se filmat thonë të vërteten ai është duke na parë dhe aty ku është shumë i lumtur për këtë. Ishte mnë njeri që dha nga zemra e vet gjithçka mundi dhe nuk mori asnjë gjë në këmbim përveç miqësisë. Për një prej atyre që në sallën e erret te montazhit në historinë e kinemasë franceze kanë lënë emrat e tyre.”
Kreministri Rama i dha çmimin filmit “Humus” të autorit francez Frederik La Bond .
“Këtë çmim e mer filmi “Humus” i autorit Frederik La Bond autor francez për realizim me ritëm të ngjeshur dhe theks muzikal. I takon Ambasadores të mari dhe një çmim tjetër sot në emër të autorit të munguar. Është virtyt i festivalit që të mungojnë autorët, të ngatërrohen letrat dhe kjo i jep dhe një sens artistik, të një festivali që bëhet pa shumë para, por me shumë zemër"”-u shpreh Rama.
Çmimi u tërhoq nga Ambasadorja Franceze Kristin Monro. Ajo falënderoi organizatorët e festivalit për vlerësimin e dy artistëve francezë. Monro rikujtoi se kjo vjen në emër të miqësisë që ekziston mes Shqipërisë dhe Francës, artistëve francezë me ata shqiptarë.





