DURRËS, 30 tetor 2013 – Ka ende shtetas që nuk e dinë se operacioni “Fundi i marrëzisë” është ende në zhvillim. Me sa duket kanë vënë “bast” se gjithçka është mbyllur me “over”. Operacioni vazhdon, por edhe ka dhe lokale bastesh që vazhdojnë pa leje, nga qyteza e Manzës deri në Durrës. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton për sekestrimin e tre lokaleve dhe procedimin në gjendje të lirë të pronarëve të tyre.
Manëz
Më 29 tetor 2013 filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj K.M., 38 vjeç, banues në qytezën e Manzës, sepse rreth orës 09.00, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Baste & Lloto Sportive”, është konstatuar se nuk kishte dokumentacionin përkatës për këtë veprimtari. Iu sekuestruan njësia qendrore dhe katër televizorë.
Lagjja 3
Më 29 tetor 2013filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj I.U., 48 vjeç, banues në Durrës. Rreth orës 19.00 ështe ushtruar kontroll në lokalin “Bar-Bufe Kolona” në lagjen nr 3, ku janë konstatuar 5 aparate të lojrave të fatit pa dokumentacion. U sekuestruan aparaturat.
Lagjja 1
Më 29 tetor 2013filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj V.B., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi rreth orës 19.30, gjatë një kontrolli në lokalin “Top Bast” në lagjen nr 1, janë konstatuar aparate të lojrave të fatit pa dokumentacion.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





