DURRËS, 29 tetor 2013 Ndryshe nga PS-ja që nuk bëri një transparencë për financimet e 23 qershorit, PD-ja është hapur. Nëse në selinë “mavi” të Durrësit nuk dihet se kush e do më shumë të majtën, në PD-në bëhen publikë emrat e 80 anëtarëve blu që nuk e duan vetëm me fjalë partinë, por që nxorën pare nga xhepi për 23 qershorin 2013, në mënyrë që të merrej mandati i tretë qeverisës. Mediet qendore të 29 tetorit 2013 kanë zbardhur emrat e 562 donatorëve në shkallë vendi që kanë sponsorizuar fushatën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Bëhet fjalë për deputetë, kandidatë për deputetë dhe ish-funksionarë të lartë të shtetit, të cilët kanë dhuruar të ardhura monetare për realizimin e fushatës së Partisë Demokratike. Në total, të ardhurat e siguruara nga donacionet janë 63 338 130 lekë, ose 633 mijë dollarë. Në listën e parë janë renditur 53 donatorë, të cilët kanë depozituar në llogari bankare një vlerë prej 32 215 900 lekësh, ose 320 mijë dollarë, pjesa tjetër nga 509 anëtarë anëtarësi arrin në 31 122 230 lekë.

PARAROJA

Po të bëjmë një llogaritje, 80 anëtarët e degës së PD Durrës (pa përfshirë degët e Shijakut dhe Krujës) zënë 15.7 për qind të PD-së në shkallë vendi, kurse kontributi në pare të thata që kanë dhënë të 80 militantët blu të qytetit bregdetar arrin në 7 075 000 (70 mijë dollarë), shifër që përfaqëson 22.7 për qind të të ardhurave, që ka marrë gjithsej partia në shkallë republike nga anëtarët, duke zbritur kontributin e donatorëve. PD-ja Durrës ka qenë në pararojë të të gjitha degëve.

TURPI

Turpi i PD-së janë dega Vlorë që nuk ka paguar “kokërr” leku, dega Fier me 5 anëtarë që janë “këputur” duke dhënë vetëm 350 000 lekë (3 500 dollarë) dega Tiranë me 26 kontribues që ka hedhur vetëm 2 360 000 lekë (23 mijë dollarë), etj.

NDERI

Përveç Durrësit, u lumtë dhe degëve Shkodër me 39 anëtarë dhe  4 557 850 lekë (45 mijë dollarë); Korçë, ku kanë kontribuar 46 anëtarë me 3 084 700 lekë (30 mijë dollarë); etj. Dega PD Gjirokastër ka mobilizuar bizneset, por që kanë paguar nga 1 mijë dollarë secila (Aliko Ndërtim, Petro Gaz, Val&jet Mato Hiri, Gramozi Ndërtim, Vagalat, Veko, Elka, Gjirofarma, Hari Lena). Kështu Gjirokastra me 23 kontribues dha 1 830 000 lekë (18 mijë dollarë).                   

SHEMBULLI

Duke u rikthyer në Durrës, mund të thuhet se në selinë blu ka dhënë shembull personal z. Igli Cara kryetari i degës, deputet dhe kandidat për deputet që ishte i pari që kontribuoi me 100 mijë lekë (1 mijë dollarë). Është interesant se mes 80 kontrubuesve, 63 prej tyre kanë hedhur secili nga 100 mijë lekë. Mund të përmendet se shumica e tyre bëjnë pjesë në forume apo ishin drejtues administratash publike apo kryetarë njësish vendore (Armand Teliti, Eduard Ndreu, Doklead Ademi, Taulant Baku, Majlinda Ballhysa, Shkëlqim Fortuzi, Bedri Luku, Ardian Kokomani, Gëzim Ylli, Neritan Golja, Çezar Beja, Filip Gjonçi, Kristo Sotiri, Skerdi Cerloj, Gladiola Busulla, Met Borshi etj.). Vetëm këta njerëz të devotshëm mund ta nxjerrin PD-në nga opozita, ndonëse kanë qarkulluar edhe zëra dashakeqës për disa prej tyre. Por del se ata, që nuk shahen, nuk japin as “shpirtin” as paret për partinë. Në mënyrë që të mos krijohen keqkuptime, “Dyrrah”-u po boton listën e kontribuesve demokratë të 23 qershorit në Durrës.

LISTA

01. Eduard Ndreu        100.000

02. Doklead Ademi     100.000

03. Agron Çopja          100.000

04. Denis Shëngjergji  100.000

05. Taulant Baku         100.000

06. Neritan Golja         100.000

07. Alban Isteri            100.000

08. Majlinda Ballhysa  100.000

09. Klodian Pajuni       100.000

10. Erjona Jakova          50.000

11. Januz Tafili            100.000

12. Ismail Burgija        100.000

13. Ilir Xhillari             100.000

14. Ardian Reçi            100.000

15. Mexhit Hasa            20.000

16. Arian Varoshi        100.000

17. Nevila Kalaja        100.000

18. Drita Vreshtazi        20.000

19. Ledio Deliallisi      100.000

20. Shkëlqim Fortuzi   100.000

21. Ermir Hoxha          100.000

22. Anila Balta          100.000

23. Edi Hoxha              100.000

24. Jonida Spahija        100.000

25. Rasim Mezini         100.000

26. Endri Shehi             100.000

27. Bedri Luku              100.000

28. Bert Kokalari          100.000

29. Artan Sulejmani      100.000

30. Suela Dedja              50.000

31. Hysen Gashi           100.000       

32. Armand Teliti         100.000

33. Igli Cara                  100.000

34. Arian Dedej            100.000

35. Ardian Kokomani  100.000

36. Gëzim Ylli            100.000

37. Dashi Osmani        100.000

38. Skerdi Cerloj         100.000

39. Mario Skufi           100.000

40. Ylli Kasa               100.000

41. Agim Hoxha          100.000

42. Gladiola Busulla    100.000

43. Met Borshi            100.000

44. Agustin Gjeka       100.000

45. Avni Hoxha          100.000

46. Artan Shehu          100.000

47. Çezar Beja            100.000

48. Filip Gjonçi          100.000

49. Kristo Sotiri          100.000

50. Ardian Mehmeti   100.000

51. Kujtim Iliazi         100.000

52. Bujar Huqi            100.000

53. Redi Saraçi           100.000

54. Linda Ceka           100.000

55. Agim Lelaj           100.000

56. Arian Çela              50.000

57. Marian Hamiti       50.000

58. Erisa Hoxha         100.000

59. Elona Kulla         100.000

60. Ardi Mustafaraj   100.000

61. Eldi Basha             10.000

62. Florian Leka        100.000

63. Kole Marku           30.000

64. Arla Jakova           50.000

65. Osman Prezja      100.000

66. Besnik Alushi      100.000

67. Eris Lala                25.000

68. Ardi Lula             100.000

69. Alma Mema         100.000

70. Arben Rubiku      100.000

71. Eldi Barmeta        100.000

72. Artan Bala             25.000

73. Edlira Jakova         20.000          

74. Altin Sala             100.000

75. Elsa Driza              30.000           

76. Erion Velja          100.000

77. Erald Shehu         100.000

78. Drita Lika              25.000

79. Irma Musai            40.000

80. Tonin Doda           50.000

Totali:                    7.075.000

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/