TIRANË, 29 tetor 2013 – Është betuar para KLD-së një gjyqatar i Apelit dhe është komanduar një gjyqtar si kryetar në gjykatën administrative të shkallës së parë Durrës. Njoftohet se Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD), nën drejtimin e Presidentit të Republikës zotit Bujar Nishani, zhvilloi më 28 tetor 2013 mbledhjen e radhës. Seanca plenare zhvilloi ceremoninë publike të betimit të z. Arjan Balliu, i emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Durrës me dekret të kreut të shtetit më 21 tetor 2013. Këshilli vendosi delegimin e përkohshëm të disa gjyqtarëve në pozicionin e kryetarit të gjykatave administrative të shkallës së parë dhe të gjykatës administrative të apelit, deri në zgjedhjen përfundimtare të kryetarëve të këtyre gjykatave, ku në gjykatën administrative të shkallës së parë Durrës, është Genc Sinjari, i dekretuar nga z. Nishani më 16 korrik 2013. Gjithashtu, Këshilli vendosi shpalljen e vakancave (konkurrimit) për pozicionet drejtuese në ato gjykata administrative, organika e të cilave është aktualisht e plotësuar me gjyqtarë, mes tyre në gjykatën administrative të shkallës së parë Durrës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/