TIRANE – Dy fëmijë janë plagosur pasditen e sotme në kryeqytet, pasi u përplasën nga një automjet teksa udhëtonin me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Selvisë në Tiranë, ku dy fëmijët 16 dhe 11 vjeç janë përplasur nga një makinë, e cila është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë marrë plagë të rënda, por gjithsesi janë dërguar në spital për kontrollet dhe mjekimet e nevojshme. Efektivët e policisë kanë mundur të identifikojnë drejtuesin e makinës, F. Ymeraj 47 vjeç, dhe pak orë pas ngjarjes e kanë shoqëruar atë në komisariat.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Makina përplas dy fëmijë teksa udhëtonin me bicikletë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Sa kafe mund të pimë në ditë? Studimi i ri tregon ndikimin tek zemra
Një e pesta e ekonomisë për t’u ushqyer, Shqipëria rekord në Europë për qumësht, vaj e zarzavate
Zgjidhet pas 30 vitesh misteri i vrasjes së Tupac, ish-kreu i një bande kriminale shpallet fajtor
Ministri Hoxha: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës





