TIRANE, 28 tetor 2013 – Kreu i qeverise, Edi Rama, ne mbledhjen e grupit te PS-se eshte ndalur ne akuzat me te fundit te Prokurorise ndaj kreut te Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, per te cilat ka inkurajuar drejtesine te thote fjalen e saj deri ne fund.
“Ne kërkojmë nga drejtësia të bëjë punën e saj pa asnjë pengesë politike. Dëshira jonë është ta shohim Gjiken të cliruar nga akuza dhe duam të provojë pafajësinë me argumente dhe fakte të besueshme, por duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ne nuk behemi mburojë politikë e asnjë të akuzuari për korrupsion e abuzime shtetërore. Duam Shqipëri të drejtë e të barabartë me këdo e për këdo, e kjo vlen në radhë të parë kur akuza drejtohet nga ne drejt njërit prej nesh”- tha Rama.
Ai shtoi me tej se si socialist e mik i Gjikës ndihet keq për të e në cdo situate do të jem njerëzisht pranë tij e familjes, edhe sikur ai të ketë gabuar aq rëndë.
“Por si kryetar i PS dhe kryeministër unë mundem ta inkurajoj drejtësinë të bëjë punën në fund, dhe duam drejtësia dhe jo politika të thotë falën e fundit”- tha Rama.





