Durres, 27 tetor 2013 –  38-vjeçari  Lush Peci banor i lagjes 15 në Durres , ka humbur jetën  në spitalin e qytetit, si pasoje e nje plage me thike.Sipas informacioneve 38-vjeçari ishte një person i alkoolizuar dhe grindej shpesh me bashkëshorten. Për të qetësuar situatën bashkëshortja e viktimës ka thirrur edhe vëllanë e 38-vjeçarit, por pasi është grindur edhe me të vëllanë Lush Peci ka marë thikën dhe ka goditur veten në zemër. Familjarët e kanë nisur 38-vjeçarin menjëherë drejt spitalit por ai nuk ka mundur ti mbijetojë goditjes me thikë. Peci gjeti vdekjen në ranimacionin e spitalit pasi sipas mjekëve thika i kishte prekur zemrën.Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka marë tre dëshmitarët kryesor në pyetje, gruan e viktimës, vëllanë dhe bashkëshorten e vëllait të viktimës.