27 tetor 2013- Pas deklaratës së Prokurorisë së Përgjithshme ka reaguar edhe vetë kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.Në një prononcim për “Ora News” nëpërmjet telefonit, Gjika është shprehur se do të marrë kohën e mjaftueshme për të reaguar në lidhje me akuzat.
“Jam i shokuar nga deklarata e prokurorisë. Deklarata u bë në një ditë të dielë, kur prokuroria është pushim. Do të marr kohën e mjaftueshme për të reaguar”, është shprehur Gjika.





