VLORE, 27 tetor 2013- Shembet me eksploziv godina 7 katësh i planifikuar për hotel në vendin ku dikur ndodhej ish Turizmin e Vjetër, në zonën e Skelës. Gazetari ynë Granit Sokolaj informoi se u përdorën 285 kg eksploziv C4. E gjithë zona ishte boshatisur ndërkohë që shumë kureshtarë ndiqnin nga larg se cfarë do të ndodhte.Forcat e xhenios kishin hapur 2000 vrima në katin e parë dhe të tretë dhe shpërthimi ndodhi me një të shtypur butoni.
Prej disa ditësh, specialistët, e forcat Xhenios punuan për vendosjen e kësaj eksplozivit sipas një projekti të hartuar me kujdes, në mënyrë që shpërthimi të ishte efektiv. Mbrëmjen e vonë të të shtunës, në vendin ku ngrihej godina, shkoi dhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për të parë nga afër përgatitjet për aksionin e sotëm.Pas shembjes me 65 kg tritol të godinës pesë katëshe në afërsi të Fakultetit Ekonomik në Tiranë, pak ditë më parë kjo është shembja e dytë që ndodh me eksploziv të telekomanduar. Në ditët në vijim pritet të bëhet dhe heqja e inerteve.
http://www.shqiptarja.com/home/1/vlor–285-kg-c4-shembet-totalisht-nd-rtesa-7-kat-she-184072.html





