27 tetor 2013- Një raport në revistën gjermane, Der Spiegel, thotë se agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara ndoshta e kanë pergjuar telefonin celular të kancelares gjermane, Angela Merkel, qe nga viti 2002.Sipas revistës, presidenti amerikan, Barack Obama, i ka thënë zonjës Merkel nese ata do ta kishin ditur do ti kishin ndaluar pergjimet. Duke cituar një dokument sekret nga viti 2010, në raport theksohet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) e ka vendosur sistemin e spiunimit në afro 80 vende në mbarë botën, përfshirë Berlinin, Parisin, Madridin dhe Pragën.Ky zbulim u bë në periudhën kur zyrtarët e inteligjencës gjermane po përgatiten të udhëtojnë për në Uashington, javën e ardhshme, për të diskutuar për aktivitetet e shërbimeve amerikane të spiunimit.Nga ana tjetër, mbrëmë në Uashignton, qindra njerëz janë mbledhur për të protestuar kundër programeve të vëzhgimit elektronik të Shteteve të Bashkuara.Rrezja e gjërë e spiunimit në mbarë botën nga agjencitë e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, është zbuluar këtë vit, nga ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili nga autoritetet amerikane akuzohet për spiunim. Ai aktualisht gjendet në Rusi, ku i është dhënë azil i përkohshëm.
SHBA-të kanë përgjuar telefonin e Merkel
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Vajza ime është “dede” para atyre”/ Ermiona flet me emra pas daljes/ Kush janë fermerët më të djallëzuar?
Franca shmang klimën nga agjenda e G7-ës për të shmangur përplasjen me SHBA-në
Gjykata e Lartë i jep të drejtë Gledis Nanos, e quan të paligjshëm shkarkimin! Shteti detyrohet t’i paguajë rrogë deri në përfundim të mandatit
Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja





