Pasi qëndroi e mbyllur për rreth 6 orë, KZAZ nr.22 ka rinisur numërimin e votave të kandidatëve, por ka qëndruar vetëm pak e hapur për t’u mbyllur sërish.
Pezullimi i punës ka ardhur sërish pasi vota të tjera të shpallura të pavlefshme janë llogaritur për PS.
Nga kjo KZAZ, pasditen e sotme foli edhe kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferaj i cili e cilësoi këtë tentativë “një skandal, sepse duan të zhdukin gjurmët”.
Gjatë kohës kur KZAZ nr.22 qëndroi e hapur në të ishin të pranishme kryesuesja e listës së LSI, Elona Guri dhe kryetarja e degës lokale të kësaj partie, Kontiana Kuçi.
Më herët ishte nënkryetari i kësaj partie Petrit Vasili, i cili e cilësoi “një masakër elektorale” atë që ka ndodhur në Durrës me votat e LSI të shpallura të pavlefshme dhe të llogaritura në favor të PS-së, gjë që i kushtoi mandatin e deputetit partisë së Kryemadhit.
KZAZ nr.22 nuk do të hapet më mbrëmjen e sotme, por do të nisë nga puna mëngjesin e ditës së enjte.





