Kryetarja në detyrë e OSBE-së, njëkohësisht edhe Ministrja e Jashtme e Suedisë nëpërmjet një statusi në Twiter ka uruar kryeministrin Rama për fitoren.
Ann Linde është shprehur se është në pritje të bashkëpunimit të ngushtë e të vazhdueshëm.
“Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të vazhdueshëm në @OSCE Trojka !”, ka shkruar Linde.





