26 shtator 2013- Në fshatin Tale të Lezhës prej dy ditësh eshte zhdukur në mënyrë misterioze një 13-vjeçar . Zhdukja e të miturit është denoncuar nga prindërit e tij, të cilët kanë bërë të ditur se e kanë parë për herë të fundit djalin e tyre rreth orës 10:00 të paradites së të martës. Mesohet se fëmija, K.Ndou, ishte larguar në qytetin e Lezhës me dy fqinjët e tij 16 dhe 17-vjeç ku ishte parë nga i ati, i cili e kishte kthyer në shtëpi. Më pas, siç deklarojnë vetë familjarët, i mituri ishte larguar sërish nga banesa dhe askush nuk e pa më. Nëna e 13- vjeçarit hedh dyshime mbi dy adoleshentët, duke deklaruar se pas zhdukjes së djalit të tyre, as ata dhe as prindërit e tyre nuk kanë kontaktuar me familjen Ndou, edhe pse janë fqinj. Denoncimi në polici për zhdukjen e 13-vjeçarit është bërë të martën në mbrëmje, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet për ngjarjen.
Lezhë, zhduket 13-vjeçari në rrethana misterioze, nëna
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas vapës ekstreme, ekspertët klimatikë: Europa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator
Ministria e Shëndetësisë reagon për vdekjen e 37-vjeçares shtatzënë: Nëse ka parregullsi, do të merren masa
Familjet e 32 kenianëve të vrarë nga rrëzimi i avionit në Etiopi do të marrin 87.3 mln dollarë
Varësia nga rrjetet sociale, probleme psikologjike dhe shëndetësore te përdoruesit





