Meshkujt mund ta kenë më të vështirë të humbin peshë jo vetëm për shkak të zakoneve ushqimore apo mungesës së aktivitetit fizik, por edhe për shkak se dietën e perceptojnë si një “hapësirë femërore”. Në këtë përfundim kanë dalë studieuesit anglez. Ata kanë zhvilluar një pyetsorë me burra mbi 30 vjeç, duke analizuar përvojat dhe perceptimet e tyre lidhur me humbjen e peshës.
Shumë prej pjesëmarrësve e përshkruan dietën si një proces kufizues dhe afatshkurtër, të cilin është e vështirë ta mbash për një kohë të gjatë.
Sipas tyre, vetë fjala “dietë” lidhet shpesh me kufizimin dhe heqjen dorë nga ushqimet e preferuara.
Një tjetër element që u evidentua nga studimi ishte perceptimi se mesazhet dhe imazhet që promovojnë dobësimin janë tradicionalisht të orientuara më shumë drejt grave duke krijuar tek disa burra ndjesinë se dieta nuk është një hapësirë që u përket edhe atyre.
Megjithatë, studiuesit zbuluan se mbështetja sociale mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm.
Meshkujt që kishin mbështetjen e partnereve të tyre ndiheshin më të motivuar për të vazhduar programet e humbjes së peshës dhe për të kapërcyer vështirësitë e para.
Një rol pozitiv mund të ketë edhe prania e një mentori ose e një personi që ka kaluar më parë të njëjtën rrugëtim dhe mund të shërbejë si shembull.
Studimi sugjeron gjithashtu se programet e humbjes së peshës për meshkujt mund të jenë më efektive nëse përfshijnë më shumë ndërveprim social dhe elemente të konkurrencës.





